Lajme

U vesh si grua – Dalin detaje të reja të arratisjes së Gruevskit

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 15 November 2018

Mediat maqedonase kanë raportuar detaje të reja të arratisjes së ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Sipas tyre, Gruevski u arratis duke u veshur si grua.

Ai përdori edhe pasaportë bullgare, kurse arratisjen drejt Hungarisë e ka bërë përmes një makine diplomatke të shtetit hungarez, ku edhe kërkoi azil.

-Advertisement-

Pas shumë debateve dhe thashetheme, vetë ministri i brendshëm, Oliver Spasovski ka thënë se familja e të arratisurit Gruevski është në Maqedoni.

“Bashkëshortja e tij ka qenë në shtëpi dhe i ka mundësuar pjesëtarëve të MPB-së të kryejnë kontrolle. Kjo është bërë edhe në shtëpinë e nënës së tij”, ka theksuar ministri Spasovski në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal5.

Të hënën kur kishte skaduar afati për të ndërmarrë masat për ndalimin e Gruevskit, policia pas urdhrit të gjykatës, ka shkuar në shtëpinë e ish-kryeministrit, por nuk ka gjetur asnjë pjesëtarë brenda shtëpisë, shkruan INA.

Ministri Spasovski ka thënë se Gruevski nuk ka ikur në rrugë ajrore, por ka shfrytëzuar kalime të “gjelbërta” në disa zona kufitare që nuk mund të mbyllen hermetikisht. Në  Maqedoni  ka spekulime të ndryshme  për mënyrën se si është arratisur ish-kryeministri drej Hungarisë aty ku kërkoi  edhe azil.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera