Lajme

U vazhdohet masa e paraburgimit edhe për një muaj Albin Kurtit dhe Donika Kadaj- Bujupit

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 27 December 2017

Dy deputetëve të VV-së, Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për një muaj, shkruan Infokusi.com

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook deputetja nga radhët e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, duke treguar se dy kolegëve të saj u është vazhduar paraburgimi që do të skadonte sot.

“Albinit dhe Donikes gjyqtari i klanit Pronto ia paska vazhduar edhe per 1 muaj paraburgimin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

-Advertisement-

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Aktakuza ndaj deputetëve të Vetëvendosjes për hedhje të lotsjellësit u ngrit më 16 dhjetor të vitit 2015./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera