Lajme

U tha se Thaçi e Kurti janë takuar edhe dy herë, flasin nga VV

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 13 January 2020

Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiu, i cili pak më parë tha se lideri i VV-së, Albin Kurti është takuar dy herë me presidentin Hashim Thaci dhe kanë folur gjatë.

Zyra për media e VV-së, Arlind Manxhuka thonë se Haxhiu është i gatshëm të gënjeje për ta ndihmuar presidentin Thaci, i cili, sipas partisë së Kurtit, është dëshmuar se është i pafuqishëm.

“Baton Haxhiu po rren dhe kjo s’përbën lajm. Presidentit më në fund po ia shpjegojnë rolin e vet, që është ceremonial e formal. I zënë ngushtë në këtë pasivitet të sapozbuluar, ka mundësi t’i ketë dërguar letër Baton Haxhiut e t’i ketë kërkuar ta nxjerrë nga situata. Ky i fundit i gatshëm është të gënjejë, në ndihmë të presidentit e kundër Vetëvendosjes. Por dhe ky është provuar që është i pafuqishëm, përballë vendosmërisë për ndryshim”, ka thënë Arlind Manxhuka nga Zyra për Media e VV’së.

-Advertisement-

Kurti e Thaci janë takuar për katër minuta me 6 janar, kur fituesi i zgjedhjeve shkoi te presidenti për konsultime rreth formimit të Qeverisë. Kurti nuk ia dha emrin e mandatarit Thacit, e ky i fundit po i shkruan për t’i kërkuar një emër që ta mandatojë për kryeministër. VV këmbëngul se është në dorë të saj të vendosë se kur t’i drejtohet presidentit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera