Lajme

U tha se polici nuk u qëllua për shkak të detyrës, dalin detaje të reja nga filmimet

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 03 December 2017

Plagosja me armë zjarri e efektivit të Komisariatit nr.1 të Tiranës, mbrëmjen e së martës tek ish-Parku i Autobusëve edhe pse u mohua të kishte lidhje me detyrën, në fakt ekziston edhe një mundësi e tillë.

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, që u sekuestruan pas ngjarjes, Policia nuk ka konstatuar që mes policit 30-vjeçar Ermal Bregu dhe autorit të ketë pasur debat apo konflikt fizik.

Ndërsa i dyshuari, tashmë në kërkim, Daniel Manushi, e ka qëlluar efektivin Bregu pa paralajmërim. Pasi e ka kërcënuar verbalisht, fillimisht në ambientet e lokalit ku Ermal Bregu po pinte kafe me një shok, autori ka dalë nga lokali, duke e pritur i fshehur në rrugë.

-Advertisement-

Në momentin që 30-vjeçari ka dalë jashtë lokalit, për të parë se kush ishte personi që e shau dhe kërcënoi në lokal, ky i fundit i ka dalë përpara duke e qëlluar menjëherë me pistoletë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, duket që në drejtim të efektivit është qëlluar 4 herë, por vetëm dy nga plumbat e kanë goditur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera