Rozë

U tha se ishte në Kuvend e infektuar me Covid-19, aktorja e njohur u përgjigjet kritikuesve: Është e turpshme…

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 05 April 2021

Një ditë më parë u përfol se aktorja e njohur, Adriana Matoshi, e cila është deputete në radhët e VV, ka marrë pjesë në seancën parlamentare ndërkohë që është e infektuar me Covid-19.

Matoshi ka reaguar menjëherë duke i hedhur poshtë të gjitha këto fjalë. Ajo ka postuar rezultatin e testit në rrjetet sociale. Ajo tregon se “doktorët thonë se jam e sëmurë pasi vuaj nga realiteti”.

“Është e turpshme dhe e paprecedentë lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetësore timen. Nuk është hera e parë që më sulmojnë, por gjithashtu nuk do të jetë hera e parë që mundohen të më nënshtrojnë. Ja, urdhëroni e shikoni, vlerësoni dhe dëshpërohuni nga rezultati i testit tim.”, është shprehur Adriana.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera