Rozë

U tha se Arbana do ia zë vendin e punës, Jonida Vokshi përgjigjet tërthorazi

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 21 August 2024

BBVK ka nisur përgatitjet për edicionin e tretë, ku kanë nisur të përfliten listat e personazheve që thuhet se do të jenë banorët e rinj. Nga ana tjeter, po aq interes ka edhe për të ditur nëse Alaudini dhe Jonida do të jenë sërish drejtuesit e këtij edicioni.

Se fundi ka qarkulluar në rrjet një lajm se këtë edicion moderimi do t’i besohej Arbana Osmanit, e cila ka hapur tashme biznesin e saj edhe në Prishtinë dhe e kemi parë shumë më të pranishme në Kosovë.

Këtë lajm si gjithmonë ajo vete as nuk e mohoi e as nuk e pohoi, megjithatë hodhi dyshime se mund të jetë e vërtetë.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, në një bisedë të fundit virtuale me ndjekësit, Jonida Vokshi ka treguar se ka disa projekte ne sirtar.

Ndonëse moderatorja nuk ka treguar më shumë për projektet e saj, duket se ka lënë të nënkuptohet që sërish do të jetë në “krye të detyrës” në BBVK, pasi tetori thuhet se është muaji që do të hapë sërish dyert e shtëpisë për VIP-at për të tretin edicion radhazi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera