Lajme

A u takua Sali Berisha me Arkanin më 1992?

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 07 August 2018

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha thotë të mos jetë takuar kurrë me Arkanin. Kështu ai mohon një takim të mundshëm me kriminelin serb në Shkodër në vitin 1992.

“S’kam zhvilluar kurrë takim me asnjë serb, asnjëherë, përveç takimeve ndërkombëtare. Kjo është e vërteta”, tha Berisha për RTV Dukagjini.

“Ky është vetëm një trillim i kuzhinës së shërbimeve të fshehta serbo- shqiptare qe bashkëpunojnë bashkë. Arkani të strehohej, po pse të strehohej Arkani, Arkani vriste e priste në Kosovë, pse, si do strehohej Arkani?”, shtoi ai.

-Advertisement-

“E kam dëgjuar për herë të parë këtë shpifje, mund të ketë 5-6 vjet, që i është thënë kjo gjë dikujt, dhe unë kam ngel ë.., kurrë s’mund të vinte. Ai ishte njeriu më gjakësor në Kosovë, dhe si, kush mund të… Duhet të jesh shumë naiv dhe të mendosh se ai mund të kërkonte shpëtim në Shqipëri ose strehë në Shqipëri’, tha Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera