Lajme

U sulmuan me armë gjatë intervenimit në rast, flasin nga Policia e Kosovës

Autori: Islam Morina 20:57 | 13 January 2022

Policia e Kosovës gjatë intervenimit në një rast është përballur me kundërsulm me armë nga personat që kishin hyrë për të vjedhur një shtëpi në Dobërdol të Podujevës, shkruan Gazeta Infokus.

Për këtë rast ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës, e cila ka treguar se si erdhi deri të përballja e armatosur mes policisë dhe të dyshuarve.

“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Dobërdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Flora Ahmeti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera