Lifestyle

U sulmua në rrugë, gjyshja 75 vjeçare do të dhurojë 1 milion dollarë për të luftuar racizmin

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 31 March 2021

Xiao Zhen Xie, 75 vjeç e cila u sulmua në rrugë, ka marrë rreth 1 milion dollarë të dhuruar për faturat e saj mjekësore.

Xiao Xiaozhen po priste të kalonte një rrugë në qendër të San Franciskos kur një burrë e goditi me grusht më 17 mars.

Xiao pësoi të nxira në dy sytë e saj, dorë të enjtur dhe çrregullim post traumatik që e frikësoi për të dalë jashtë shtëpisë së saj, sipas një faqeje në GoFundMe.

-Advertisement-

Lexo edhe: “Luftoi” me sulmuesin, njihuni me gjyshen trime

GoFundMe grumbulloi më shumë se 930,000 dollarë brenda një jave nga sulmi. Qëllimi fillestar ishte 50,000 dollarë.

Tani familja e saj thotë se Xie dëshiron që paratë të shkojnë në komunitetin aziatiko-amerikan për të luftuar racizmin, duke thënë se çështja është më e madhe se ajo, sipas faqes GoFundMe.

Faqja gjithashtu thotë se shëndeti mendor dhe fizik i Xie është përmirësuar. Tani ajo mund të hapë syrin e saj të dëmtuar dhe është “në gjendje më të mirë shpirtërore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera