Lajme

U shkarkua nga Qeveria Kurti, Ish sekretari Qerimi i kërkon ministres Rizvanolli rikthimin e ligjshmërisë

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 21 October 2021

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 13.10.2021, kishte marrë vendim për të shfuqizuar vendimin përmes të cilit, Fatos Qerimit, i ishte vazhduar mandati i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar vetë Qerimaj. Ky i fundit në një letër drejtuar ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i ka kërkuar që të merr veprime të menjëherë për rikthimin e ligjshmërisë duke iniciuar për rend ditë në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës, për të shfuqizuar vendimin e datës 13.10.202, siç thotë ai, për të rikthyer ligjshmërinë dhe të drejtën e tij për t’u kthyer në pozitën sekretar i përgjithshëm në ME, shkruan “Indeksonline”.

“Sipas propozimit tuaj si Ministre e ME, në mungesë absolute të komunikimit me mua si Sekretar i Përgjithshëm i ME, për rendin e ditës për mbledhjen e Qeverisë keni proceduar kërkesë të kundërligjshme duke futur në lajthitje qeverinë si organ kolegjial, për të nxjerrë vendimin NR 34/39, për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin vendim me është vazhduar mandati për Sekretar të Përgjithshëm në ME”, thuhet ndër të tjera në letrën e Qerimit drejtuar ministres Rizvanolli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera