Sport

U shkarkua nga detyra, ish trajneri i Barcelonës dërgon klubin në gjyq

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 20 January 2021

Quique Setien u shkarkua nga detyra e trajnerit të Barcelonës gjatë verës së kaluar, shkruan Gazeta inFokus.

Por, për shkak të mosmarrëveshjeve, 62 vjeçari ka hedhur në gjyq klubin ‘katalunas’, pasi këta të fundit nuk i kanë i kanë përmbushur obligimet e tyre kur i kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Mediumi spanjoll, ‘Cadena Ser’ ka raportuar se ‘blaugranët’ janë shprehur të gatshëm për t’u paraqitur në gjykatë, duke e konsideruar Setienin si trajner jo të aftë për të drejtuar klubin.

-Advertisement-

Kujtojmë që gjatë kohës kur Barcelona ishte nën drejtimin e Setien nuk kishte arritur të fitonte asnjë trofe./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera