Rozë

U shfaq në klipin e këngëtares së njohur, Melisa ka disa fjalë për Andin

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 13 April 2021

Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Andi dhe Melisa, kanë qenë mjaft të komentuar pas daljes së tyre nga programi.

Andi doli “çift” me Tean dhe më vonë u kuptua se e gjitha ishte një gënjeshtër nga ana e tyre, pasi Trifoni ishte në të vërtetë e lidhur me Beart Rexhepin. Këta të fundit u ndanë, teksa në rrjet konkurrentët kanë nisur thumbat e kërcënimet për njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, Melisa mori vetë vendimin që të largohej nga emisioni, pasi nuk shihte se do të mund të krijonte një lidhje me djemtë që ishin në studio.

-Advertisement-

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe, ata të dy janë komentuar shumë se janë të lidhur bashkë, por si Andi dhe Melisa e kanë mohuar një gjë të tillë.

Mes zhurmës së madhe në rrjet, Andi së fundmi është shfaqur gjithashtu si model në videoklipin e ri të këngëtares Shkenda Dubova, e cila u rikthye në muzikë.

Kënga e Shkendës i kushtohet një dashurie të përfunduar mes dy personave që dëshirojnë të rikthehen sërish bashkë, ndërsa në videoklip mund të shohim ish-konkurrentin përkrah këngëtares.

Dhe e dini kush e mbështet më shumë Andin në këtë projekt? Pikërisht Melisa, e cila përmes një postimi në “Instastory” ka zbuluar se është krenare për të.

“Se di dmth”, shkruan Melisa krahas videos ku shfaqet Andi, shoqëruar me emojin e një flake dhe sytë me yje. Duket se ajo është fansja numër një e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera