Lajme

U rrokullis me traktor në mal, humb jetën podujevasi

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 19 November 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Podujevë e ka humbur jetën pasi është rrokullisur  me traktor në mal.

Pas lëndimeve të rënda që ka marrë, Podujevasi e ka humbur jetën, shkruan Gazeta inFokus.

E vdekja e të njëjtit po cilësohet si e dyshimtë nga Policia e Kosovës.

-Advertisement-

“VDEKJE E DYSHIMTË- Fshati Potok, Podujevë 18.11.2020-11:05. Raportohet se viktima m/k derisa po lëvizte në mal me traktor është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka arritur pa shenja jete në emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera