Lajme

“U rrëzua!” Policia zbulon horrorin që shqiptari kishte ushtruar mbi fëmijën 7 muajsh

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 25 December 2017

Në spital thanë se fëmija vetëm 7 muajsh ishte rrëzuar, por e vërteta e familjes shqiptare në Itale rezultoi të jetë krejt ndryshe.
Autoritetet e policisë italiane kanë arrestuar babain e foshnjës shqiptare, një shtetas i moshës 24 vjeçare, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga mediat.

Një ditë më parë të dy bashkëshortët, burrë e grua u paraqitën në spitalin e Askolit me fëmijën e tyre 7 muajsh i cili kishte një hematomë në kokë. Gruaja u justifikua duke thënë se fëmija ishte rrëzuar aksidentalisht, por kanë qenë mjekët që kanë vënë re se në fytyrën e fëmijës kishte edhe shenja të tjera gishtërinjsh përveçse hematomës në kokë. Pas ekzaminimeve ka rezultuar se “rrëzimi” ishte për faj të 24 vjeçarit i cili kohët e fundit vinte në shtëpi i dehur dhe ushtronte dhunë fizike mbi gruan dhe fëmijët e tij, të madhin 4 vjeç dhe më të miturin, vetëm 7 muajsh.

Me zbardhjen e këtyre fakteve, policia ka arrestuar shqiptarin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera