Lajme

U rrëzua nga muri derisa ishte duke e pastruar oborrin, vdes një burrë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 20 October 2022

Një person ka humbur jetën të mërkurën në Prishtinë, pasi që dyshohet se ka rënë nga një mur me lartësi prej 4 metrave, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, viktima ishte duke e pastruar oborrin e tij.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

-Advertisement-

“Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është rrëzuar nga muri në lartësi prej 4 metrave, derisa ishte duke e pastruar oborrin e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka njoftuar policia.

Derisa, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera