Lajme

U rrëmbye nga një ‘serial killer’ kur ishte 15 vjeçe/ Britanikja rrëfen çastet e tmerrit dhe si arriti të shpëtonte

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 05 July 2021

Ishte viti 2002, ku Kara Chamberlian, asokohe 15 vjeçe, u rrëmbye dhe u mbajt për 18 orë e izoluar. Ajo u drogua dhe u dhunua nga një burrë, por mes shumë vështirësish, Kara, ia doli që të arratisej.

Ajo mësoi më pas se rrëmbyesi, ishte një vrasës serial dhe akuzohej në SHBA, për tre të tilla. Tani, nënë e dy fëmijëve, ajo ka folur për BBC, ku ka treguar se çfarë ndodhi atë ditë dhe si arriti të shpëtonte.

“Planifikova një plan. Mendja më punonte vetëm si të arratisesha. Shikoja armën që qëndronte pranë tij dhe thoja me vete ‘ky është një burrë i rritur, ndërsa unë një 15-vjeçare e vogël. Si mund të shpëtoj prej tij? Nuk mundesha ta luftoja sepse isha më e vogël’. Por të nesërmen në mëngjes, teksa ai ishte në gjumë, hoqa me vështirësi lidhësen që më kishte vendosur te duart dhe arrita të ikë nga dera. Aty vrapova duke i gjëmuar një makine që ndodhej aty pranë. Unë i thashë burrave që ndodheshin në makinë, se më kishin rrëmbyer dhe kërkova prej tyre të më dërgonin në rajonin e policisë, fatmirësisht ata e bënë”, ka thënë Kara.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera