Lajme

U rrëmbye nga forcat serbe si 17-vjeçar, rivarrosen sot eshtrat e Nuredin Dvoranit nga Drenasi

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 21 January 2022

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot do të rivarrosen eshtrat e Nuredin Dvoranit, 23 vite pas rrëmbimit dhe zhdukjes së dhunshme në moshën 17-vjeçare nga forcat serbe.

Në njoftim bëhet e ditur se Dvorani ishte zhdukur dhunshëm nga forcat serbe, më 30 prill të vitit 1999.

“Pas njëzet e tre vitesh nga rrëmbimi dhe zhdukja e dhunshme nga forcat serbe, rivarroset sot Nuredin Dvorani. Ai ishte në moshën 17 vjeçare kur ishte zhdukur dhunshëm nga forcat serbe më 30 prill 1999”, bën të ditur njoftimi.

-Advertisement-

Tutje, bëhet e ditur se eshtrat e Dvoranit janë gjetur dhe zhvarrosur nga lokacioni i varrezës masive në Qirez dhe janë identifikuar përmes analizës së ADN-së.

“Me kërkesë të familjes, do të rivarroset sot më 21 janar 2022, ora 14:00, në fshatin Tërstenik, Komuna e Drenasit, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore, shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur dhe institucionet komunale”, bëhet e ditur në njoftim./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera