Lajme

U rrah dhe më pas konsumoi preparate kimike, arrestohet bashkëshorti i saj

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 19 October 2021

Një person në Drenas është arrestuar të hënën pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shkruan Gazeta infokus.

Sipas policisë, viktima pas dhunës ka konsumuar preparate kimike dhe më pas është dërguar për tretman mjekësor.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare e cila pas dhunës ka konsumuar preparate kimike. Viktima ka marrë tretma mjekësor dhe pastaj është intervistuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera