Rozë

U ribashkuan sërish? Mozzik dhe Loredana kapen mat

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 30 September 2021

Pak kohë më parë, Loredana konfirmoi ndarjen nga reperi i njohur, Mozzik. Ajo tha se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.

“Disa prej jush e keni vënë re se mes meje dhe Mozzit ka pasur probleme. Ne jemi të dy kokëfortë që s’bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte aq intensive saqë të dy e kuptuam se mund të qeshim së bashku për 10 orë në ditë, por nuk arrijmë të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Megjithatë, jam shumë e lumtur që arritëm ta bëjmë këtë album. Mozz dhe unë do të qëndrojmë në kontakt. Ai më bëri dhuratën më të mirë të jetës sime”, shkroi Loredana.

Mirëpo, të ndarë ose jo, dyshja shihen kudo bashkë.

-Advertisement-

Së fundmi, ato kanë publikuar në Instastory foto nga i njëjti vend.

Këto foto kanë ngritur dyshimet se Loredana dhe Mozzik mund të jenë ribashkuar sërish.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera