Lajme

U raportua se u përjashtua nga AAK-ja, Albena Reshitaj edhe sot paraqitet në seancën për Presidentin

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 04 April 2021

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, edhe sot po merr pjesë në seancën për votimin e Presidentit.

Reshitaj, e cila dje befasoi me prezencën e saj, përkundër vendimit të partisë që ta bojkotojnë këtë seancë, sërish sot është paraqitur në Kuvend

Ndërkohë, është raportuar se Reshitaj është përjashtuar nga partia e Ramush Haradinajt, që gjithashtu ka synuar postin e Presidentit.

-Advertisement-

Megjithatë, ende nuk ka konfirmim as nga AAK-ja as nga vetë Reshitaj, në lidhje me përjashtimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera