Lajme

U raportua se piu duhan në hapësirë të mbyllur, deputeti i PDK-së ia dhuron ministrit Vitia një paqetë cigare në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 27 July 2023

Për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën u raportua se është parë duke pirë duhan brenda hapësirës së mbyllur të një lokali.

Videon ku shihet ministri Vitia duke pirë duhan e ka publikuar emisioni Kiks në Klan Kosova.

-Advertisement-

E në seancën e Kuvendit të enjten, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, pasi hodhi disa akuza ndaj Qeverisë Kurti përmendi edhe rastin në fjalë të ministrit Vitia.

Ndonëse ky i fundit nuk ishte prezent në sallë, Berisha u afrua te vendi ku ulet ai dhe aty la një paqetë me cigare.

“Do të doja të ishte ministri i Bujqësisë këtu sepse është në domenin e tij që të ndalojë pirjen e duhanit në ambiente publike në hapësira të mbyllura. Dje, në media u pa se vetë ministri i Shëndetësisë e bën këtë vepër. E meqenëse ai sot nuk është këtu, e kam një malboro këtu, origjinal prej jashtit, dhe shpërndajeni te të gjithë ministrat edhe këtu në Kuvend”, tha deputeti opozitar.

E kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se duhani e dëmton shëndetin dhe se provimi e shpërndarja e tij nuk është gjest për t’u bërë në Kuvend.

Lidhur me rastin e Vitisë Telegrafi ka provuar që të kontaktojë me Ministrinë e Shëndetësisë, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera