Lajme

U raportua se Nazim Bllaca ka vdekur, ekskluzivisht për Gazetën Infokus flet vëllai i tij

Autori: Islam Morina 18:34 | 20 May 2022

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, gjatë seancës së sotme ka thënë se dëshmitari Nazim Bllaca, ka ndërruar jetë.

“Ka pasur një dëshmitar që ka pasur lidhje me Serbinë, Nazim Bllaca, e i cili ka vdekur”, ka thënë Emmerson në seancë.

Por për këtë del se nuk janë të njoftuar familjarët e Nazim Bllacës, të cilët në një bisedë telefonike për Gazetën Infokus, kanë thënë se as nuk kanë kontakt me Nazimin dhe as nuk janë të njoftuar se ai ka ndërruar jetë, apo diçka të tillë.

-Advertisement-

“Po unë jam vëllai i Nazimit! Ne si familje as nuk kemi kontakt me Nazimin dhe as nuk kemi informacion se ai ka vdekur, tash po dëgjoj për herë të parë për një informacion të tillë”, ka thënë për Gazetën Infokus, Liman Bllaca, vëllai i Nazim Bllacës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera