Rozë

U raportua se banorja e re është ish e dashura e DJ Dagz, kjo është e vërteta

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 05 January 2022

Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë hyrë pesë banorë të rinj, e që njëra prej tyre është moderatorja nga Kosova, Egzona Rafuna për të cilën dje në media rozë u raportua se është ish e dashura e Arbër Gumnishtës (DJ Dagz-it).

Shkas i këytre pretendimeve u bë deklarata e ish-banores, Florentina Halilit e cila u shpreh: “Se mos i fusni DJ Dagzit atë ishin e vet se gazetare ka qenë nga Kosova”.

-Advertisement-

Kaq mjaftoi që në media të raportohet se Egzona është e dashura e Arbërit.

Por e vërteta qëndron ndryshe, pasi kujtojmë që në media rozë pas hyrjes në shtëpi të DJ Dagz-it, u publikuan fotografitë e tij me ish të dashurën, gazetaren, Ariana Berisha, me të cilën ka qenë në lidhje për një kohë të gjatë, madje dyshja kishin edhe fotografi të publikuara bashkë në rrjetin social “Instagram”.

DJ Dagz dhe Ariana Berisha
Egzona mbrëmë deklaroi se nga banoret brenda e njeh Arbërin dhe se ka një raport miqësor, ndërsa Dagz është duke ‘shijuar’ marrëdhënien e tij me Einxhelin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera