Rozë

U pyet për sëmundjen e Luizit, reagon për herë të parë Kiara

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 03 May 2023

Luiz Ejlli gjatë muajit të parë të “Big Brother Albania VIP 2”, u kthye në temën kryesore të diskutimit pikërisht për shkak të pretendimit se vuante nga një sëmundje të pashërueshme.

Teksa për një kohë të gjatë bëri bujë të madhe, kjo temë u cek sërisht në “Big Brother Fan Club” mbrëmjen e së martës.

Ajo që reagoi ishte dhe Kiara, banorja të cilës Luizi iu rrëfye të parës mbi pretendimin për sëmundjen.

-Advertisement-

Ajo u shpreh se, sipas saj, kjo nuk është tema për të cilën duhet të fokusohen, duke qenë se Luizi ka dhënë shumë në shtëpi, duke e konsideruar rrugëtimin e tij “One Man Show”.

“Unë nuk e kuptoj pse po fokusohemi kaq shumë te sëmundja, kur që nga dita e parë Luizi ka dhënë shumë në atë shtëpi dhe që nga dita e parë ka rënë në sy. Ai ka bërë gjithçka për mirë për lojën e tij dhe i ka shërbyer për mirë. Nëse do ta përkufizoja me një fjalë lojën që Luizi ka bërë atyre brenda është ‘One Man Show’.”- ka thënë moderatorja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera