Rozë

U pyet nëse është ende shoqe me Albyn, Kaderi u përgjigjet ndjekësve

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 05 April 2024

Pas njohjes brenda mureve të “Big Brother VIP Kosova”, dyshja kanë zbuluar një lidhje që u rezistoi testeve të kohës dhe konkurrencës.

Marrëdhënia e tyre nisi hapat e parë me kujdes dhe ngadalë, por u zhvillua në një shoqëri të ngushtë, të cilën edhe banorët e tjerë e vlerësonin.

Edhe pse udhëtimi i tyre i përbashkët në “BBVK” nuk zgjati deri në fund të programit, miqësia e tyre sapo kishte filluar të lulëzonte.

-Advertisement-

Foto: Alby The Goat/Instagram

Fansat, të cilët vëzhguan nga afër zhvillimin e kësaj shoqërie, janë shprehur të interesuar për të ditur se si po vazhdon marrëdhënia e tyre pas daljes nga shtëpia.

Pavarësisht se nuk janë parë shpesh në dalje publike bashkë pas përfundimit të spektaklit, Alby dhe Kaderi kanë ruajtur kontaktin, edhe pse ndahen nga kilometrat e largët që i ndajnë Kosova nga perëndimi.

Kaderi, në një përgjigje ndaj pyetjeve të fansave, ka zbuluar: “Mundohemi me mbajtë kontaktin shumë edhe pse kuptohet, diferenca e orës ndërmjet shteteve e bën të veten”.

Alby dhe Kaderi vazhdojnë të tregojnë se pavarësisht sfidave, miqësia e tyre mbetet e fortë, duke i bërë të dyja figura edhe më të dashura për publiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera