U publikuan pamje duke pirë kafe bashkë, Vitia e Arsenijeviq japin versionet për situatën
Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 24 September 2024
Gjatë ditës janë publikuar pamje të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, në një kafene me politikanin serb, Alleksandar Arsenijeviq.
Vitia tha se kjo ka ndodhur në ditën kur mamografi mobil kishte shkuar në Mitrovicën e Veriut, e me të cilin tha se kanë biseduar për shëndetësinë dhe sa e rëndësishme është prevenimi i kancerit të gjirit te gratë.
“Aty ka ardhë unë se kam njoftë, veç ka ardhë është prezantuar e pas atij prezantimi në njërën nga këto organizimet nga ambasadat kur ka qenë ai ka ardhë edhe më ka përshëndetë. Jemi taku ka ardhë në rrugë aty ka qenë kemi bo muhabet se sa është e rëndësishme kjo pjesa e shëndetësisë dhe sa është e rëndësishme me u prevenue kanceri i gjirit te gratë. Asnjëherë privatisht vetëm unë dhe ai, këtë ta them me përgjegjësi të plotë nuk jemi takuar”, tha Vitia për “Betimi për Drejtësi”, .
Ai më tej tha se në tavolinë, përveç Arsenijeviqit kanë qenë së paku edhe dy persona të tjerë.
“Aty kanë qenë së paku edhe dy veta të tjerë ku kemi qenë afër mamogramit mobil dhe jam ulë në kafe qaty ka ardhë edhe u ulë me mua dhe kemi bisedu qato tema që i thash. Për besë është e pamundshme eventualisht kur ka shku dikush me bo pagesën ose diçka, sepse jam i sigurt, jam qind për qind i sigurt se aty kam qenë me shefin e kabinetit dhe ka qenë edhe një person tjetër tash mos gabofsha nga Komuna e Mitrovicës së Veriut”, ka deklaruar Vitia.
Ndërsa, Arsenijevqi tha se takimi me Vitinë ishte për kafe private dhe se sipas tij, kjo u bë me kërkesë të Vitisë.
“Po unë nuk mund të vendosi për çështje të shëndetësisë asgjë kështu që kjo nuk ka qenë në gusht por vitin e kaluar në tetor, nëntor, tetor, para një viti, ka qenë kur ai ka ardhur me skenerin mobil për mamografi. Vetëm jemi ulur të pimë një kafe private, ka kërkuar të ulemi pasi njihemi më herët, tema e diskutimit nuk ka qenë as shëndetësia, e asgjë, thjeshtë ka pas dëshirë të pimë kafe. Unë kam qenë mikpritës i mirë vetëm kemi pirë kafe”.
“Ministrin Vitia e konsideroj të vetmin normal në qeveri, kështu që atë bisedë ka qenë me siguri e karakterit privat, kemi folur për çështje normale”, ka thënë Arsenjeviq.
Të tjera
-
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris
Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republi...
-
Kthimi i emigrantëve që qëndruan tri ditë në Shqipëri, mediat italiane: Janë të frikësuar dhe të tronditur
12 emigrantët nga Afrika, të cilët larguan sot nga Gjadri pas vendimit të Gjy...
-
Ndihmëssekretari i NATO-s: S’mendoj se jemi në situatë për të folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se mendon që...
-
“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve teknike
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se Lagjja ...
-
Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim është përfshirja e plotë e Kosovës në platformat më të mëdha globale
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me ...
-
KFOR-i vazhdon stërvitjet për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale
Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe ...
-
LDK: Nga janari 2025 bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë, pengesë për zhvillimin ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e sa...
-
Uji me mangan, Tahiri: Qeveria s’po merret me rastin sepse nuk përfitojnë miliona nga ai
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qyt...
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...
-
Krasniqi pret në parti deputetin gjerman, Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është t...
-
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare. ...