Kulturë

U promovua libri “Tokë e mbjellë me varre”

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 23 September 2019

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, të hënën u promovua libri me argumente “Tokë e mbjellë me varre” – Krimet serbe në Kosovë 1998/1999, e autorit Dibran Fylli.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, duke e falënderuar autorin për kontributin në luftë e paqe tha se ky libër flet me argumente për krimet e Serbisë në Kosovë në disa etapa të ndryshme të historisë sonë.

-Advertisement-

Libri u vlerësua lartë nga kritikët dhe personalite të shquara nga bota akademike, për rëndësinë që bart në faktikimin e krimeve serbe në Kosovë, gjatë periudhës së luftës 1998/1999.

Autor i librit “Tokë e mbjellë me varre” Dibran Fylli, është ish luuftarë i UÇK-së. Redaktor e botues i këtij libri është Fatmir Halimi. Në 320 faqet e tij ky libër argumenton me fakte krimet serbe në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera