Lajme

U prezantua me pasaportë të falsifikuar, shtetasi i Turqisë arrestohet në aeroportin “Adem Jashari”

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 24 October 2022

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të dielën në aeroportin “Adem Jashari” pasi gjatë kontrollit në shkuarje ka prezantuar një pasaportë të shtetit të Norvegjisë që dyshohet të ishte e falsifikuar.

Policia njofton përmes raportit se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Një mashkull shtetas i Turqisë është arrestuar pasi gjatë kontrollit në shkuarje ka prezantuar një pasaportë të shtetit të Norvegjisë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera