Lajme

“U plagosa me pesë plumba” – I mbijetuari i masakrës së Shtuticës rrëfen tmerrin që ka përjetuar

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 30 April 2021

“Ne ishim 27 vetë dhe u ngritëm vetëm gjashtë prej nesh. Do të thotë 21 janë vrarë në atë vend. Unë aty edhe jam plagosur. Në atë moment trupi i nxehtë fort s’kam ndjerë dhimbje”.

I mbijetuari i masakrës në fshatin Shtuticë, Rifat Bilalli, ka rrëfyer për tmerrin që e ka përjetuar 22 vjet më parë.Për Klan Kosova, ai ka treguar se është plagosur me pesë plumba nga forcat serbe dhe tre prej tyre ende i mban si kujtim.

“Më 30 prill në orët e hershme posa u zgjuam, nga të gjitha anët ishim të rrethuar. Në këto dy fshatra kishte kohë që ishin grumbulluar një numër i madh i familjarëve të fshatrave tjera. Ne morëm vendim që gratë, fëmijët dhe pleqtë të vijnë në këtë shkollë, kurse meshkujt të strehohen nëpër pyll”, tregoi ai.

-Advertisement-

Reklamë

“Banorët ishin në panik, kështu që janë vendosur dhe strehuar aty ku ua ka marrë vet mendja atyre se janë më të sigurt. Isha i plagosur me pesë plumba – prej të cilëve tre i nxjerra pasi u lirova. U plaguam në anën e Izbegut tek Gurët e Bardhë. Ne vetëm u strehuam atje pasi menduam që ishim më të sigurt”, tregoi ai.

“Një komandat i tyre, thotë shikoni një lug aty është një gropë mos ka diçka. Pa i përfunduar fjalët, atë veç ishin afruar duke bërtitur [Evo teroristi] dhe kanë filluar të gjuajnë breshëri plumbash mbi ne”, tha Bilalli.

Bilalli ka treguar se një mësues i gjuhës shqipe në atë moment ka bërtitur “ne nuk jemi terroristë, por jemi civilë”.

“Ne ishim 27 vetë dhe u ngritëm vetën 6 vetë. Do të thotë 21 janë vrarë në atë vend. Unë aty edhe jam plagosur. Në atë moment trupi i nxehtë fort s’kam ndjerë dhimbje. Kur jemi ngritur në këmbë, djali i vëllait veç kishte vdekur. Pastaj ia kanë dhënë edhe nga një breshëri plumbash.Na dërgojnë më lartë dhe atje na i marrin të gjitha gjësendet dhe ashtu na nisin pyllit përpjetë. Kur shkuam në një vend 40 metra përmbi aty u takuam me një ushtarak serb, ai veç sa i kish pas vrarë një plak, ata i ofendonin udhëheqësit tanë Rugovën dhe Thaçin”, shpjegoi Bilalli.

“Pas 47 ditësh që u liruam si rob lufte, pas tre ditësh kam shkuar në spital dhe dy plumba i kam nxjerrë afër boshtit të kurrizit dhe në kraharorë dhe një tjetër e kam nxjerrë pas një jave. Unë i ruaj plumbat këtu”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera