Shëndetësi

U pickua nga një insekt, gruaja humb këmbët dhe një dorë

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 09 August 2017

Një grua në Këln të Gjermanisë humbi të dyja këmbët dhe krahun e majtë pasi u pickua nga një insekt, ndërkohë që po nxirrte mbeturinat jashtë.

Ngjarja ndodhi në mes të muajit Mars, por lajmi është bërë i ditur vetëm këtë javë, shkruan Russia Today.

Sonja Kujas 43 vjeçe sapo kishte nisur ditën e punës në një kompani ku punonte si pastruese, kur u pickua në krah nga një insekt.

-Advertisement-

“Dallova menjëherë një gungë. Më pas nisa të kisha marrje mendsh, ftohtë e dhimbje. Koleget e mia morën menjëherë ambulancën“, tha Kujas, transmeton ora news.

Gruaja u shtrua në spital, por pas një ekzaminimi, mjekët e çuan atë në shtëpi. Megjithatë gjendja e saj vijoi të përkeqësohej dhe gruaja u dërgua sërish në spital, ku ra në gjendje  koma.

Pickimi i insektit çoi në infeksion të rëndë në gjak.

Bashkëshorti i saj Andy tregoi sesi gjymtyrët e saj po vdisnin dhe po bëheshin të zeza. Në fund, jeta e gruas u shpëtua, por ajo humbi dy këmbët dhe krahun e majtë.

Infeksionet janë një komplikacion i rrallë në rastet e pickimit nga insektet, por gruaja, e cila tashmë lëviz vetëm me karrige me rrota, kërkon që të paralajmërojë njerëzit që të mos lenë pasdore qoftë pickimin më të vogël, pasi mund të jetë tepër i rrezikshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera