Lajme

U përmend nga Kusari-Lila në përgjime, reagon ashpër Haxhiu: Ju dhe Kurti jeni “llomi i shoqërisë”

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 12 July 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, i ka reaguar Mimoza Kusari-Lilës pasi kjo e fundit në përgjimet e publikuara nga Nacionale përmendi edhe Haxhiun.

E Haxhiu nuk e ka kursyer gjuhën e tij, duke e quajtur Kusari-Lilën dhe Albin Kurtin si ”llomi i shoqërisë kudo që folet shqip”.

”Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna”, ka thënë Haxhiu.

-Advertisement-

Përmendja e Haxhiut lidhet për shkak të projektligjit për tërheqjen e mjeteve të Trustit Pensional.

”Kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së i keni diskutu për me i rrëzu me Listën Serbe”, vazhdon Haxhiu.

”Kolaboracionista/e, bashkëpuntorë/e te kriminelëve që ofendojnë ushtarët e plagosur të UÇK-së që kanë derdhur gjak për lirinë e vendit. Me çfarë ftyre qëndroni në ulëset e Kuvendit të Kosovës së lirë. Albin, çka ke me ju thanë sot nënave gjakovare, ushtarëve të UÇK-së , familjeve të dëshmorëve, të martirëve dhe të zhdukurëve”.

”Deri dje na keni shpiunu te armiku sot po na shani para armiku. Këta jeni ju, tradhtarë e trushpërlarë. Sa herë te na shani para armikut, nuk na ofendoni, por na bani nderë. Jemi mësuar me të tilla sharje, spiunazha prej UDB-es, ju veç po e vazhdoni misionin e saj.Me të tillë mendësi jugonistalgjike jemi përballur çdo ditë para lufte e po vazhdojmë edhe sot“, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera