U përleshën e i shkaktuan njëri-tjetrit lëndime të rënda trupore, shtyhet gjykimi ndaj tre të akuzuarve
Autori: Gazeta inFokus
12:01 | 16 Dhjetor 2021
Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të të akuzuarit B.Xh, është shtyrë seanca gjyqësore e paraparë për të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin ku tre persona po akuzohen se pas një mosmarrëveshje lidhur me një rrugë, përkatësisht largimin e disa cungave nga rruga ishin përleshur mes tyre.
Në këtë rast, mbrojtësja e të akuzuarit B.Xh, avokate Nadire Hoxha deklaroi se pas konsultimit me klientin tim, i njëjti e kishte informuar se nuk e ka gjendjen e mirë shëndetësore dhe se gjendet te mjeku dhe se i njëjti i ka ofruar udhëzimin për konsultim nga Spitali Regjional i Prizrenit, andaj edhe i propozoi gjykatës që gjykimi i sotëm të shtyhet.
Prokurori i Shtetit Metush Biraj dhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve R.XH dhe A.S deklaruan se ia lënë në vlerësim gjykatës propozimin për shtyrjen e kësaj seance.
Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi konstatoi se duke parë gjendjen shëndetësore të të akuzuarit Bekim Xhaferi, seanca e sotme nuk mund të mbahet dhe e njëjta shtyhet më 04 dhe 10 shkurt 2022.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, në tetor të vitit 2018, kishte shpallur aktgjykimin për këtë rast, e ku i akuzuari R.Xh ishte shpallur fajtor për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” dhe e ishte dënuar me 15 muaj burgim.
Kurse, B.Xh ishte shpallur fajtor për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” dhe të ishte dënuar me tre muaj burgim.
Ndërsa A.S ishte shpallur fajtor për veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “lëndim i lehtë trupor”.
Për lëndim të rëndë trupor, S. ishte dënuar me gjashtë muaj burgim kurse për lëndim të lehtë trupor ishte dënuar me tre muaj burgim. Dënimi unik i shqiptuar ndaj tij kishte qenë tetë muaj burgim efektiv.
Por pasi që palët kishin ushtruar ankesa kundër aktgjykimit të shkallës së parë, Gjykata e Apelit në shkurt të vitit 2019, e kishte anuluar aktgjykimin e themelores dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.
Fillimisht këtë lëndë e kishte gjykuar gjykatësi Xheladin Osmani, mirëpo pas ankesës së palës së dëmtuar, tani të akuzuarit A.S, gjykatësi Osmani me vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës ishte përjashtuar dhe lëndën e ka pranuar gjykatësja Ajser Skenderi.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 16 gusht 2018, R.Xh akuzohet se me dashje ndërmerr veprime për vrasje të personit tjetër, por vepra nuk është realizuar.
Sipas prokurorisë, vepra ishte kryer në atë mënyrë që në rrugën e shtëpisë së tij, në fshatin Korishë, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme lidhur me rrugën dhe largimit të cungave prej rrugës nga ana e të dëmtuarit Agron Sopaj, i akuzuari Rinor Xhaferi së bashku me babain e tij, shkon në drejtim të të dëmtuarit Agron Sopaj, ku fillimisht përleshen me grushta, e pastaj në një moment me thikë dy herë e godet të dëmtuarin Agron Sopaj në regjionin e kafazit të majtë të kraharorit afër zemrës dhe një herë në regjionin e abdomenit.
Për këto veprime, Rinor Xhaferi akuzohet nga prokuroria ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë.
Ndërsa, Bekim Xhaferi akuzohet se merr pjesë në rrahje, e cila rezulton me lëndime të rënda trupore për personin tjetër, ashtu që së bashku me të birin e tij, të akuzuarin Rinor Xhaferin me grushte e pastaj me një shkop e godet nëpër pjesë të ndryshme të trupit të dëmtuarin Agron Sopaj.
Me këto veprime, nga prokuroria Bekim Xhaferi po akuzohet se ka kryer veprën penale, pjesëmarrja në rrahje.
Kurse, Agron Sopaj akuzohet se i shkakton lëndim të rëndë trupor personit tjetër, deri në masën e tillë sa që mund të rezultojë me dëmtimin e përkohshëm të shëndetit, në atë mënyrë që gjatë përleshjes, me grushte e godet të dëmtuarin Bekim Xhaferin, të cilit i shkakton lëndime të buta të hundës, nën gjurit të majtë dhe lëndime të tjera.
Po ashtu, ai akuzohet se gjatë përleshjes, Rinor Xhaferin e godet me grushte nëpër trup dhe fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të lehta në kokë dhe në pjesën e majtë të fytyrës.
Me këto veprime, ai akuzohet nga prokuroria se ka kryer veprat penale, lëndim i rëndë trupor si dhe lëndim i lehtë trupor./BetimipërDrejtësi

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
































