Lajme

U përjashtua dhe arrestua, policia jep detaje për banoren e “It’s my home”

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 18 September 2022

Një nga banorët e “It’s my home” ditën e djeshme është arrestuar nga policia e Kosovës.

Në raportin e policisë, thuhet se përveç se ka sulmuar banorët brenda shtëpisë, ajo ka sulmuar edhe një zyrtar policor, shkruan Reporteri.net.

Njoftimi i policisë:

-Advertisement-

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Prishtinë 17.09.2022 – 00:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në një emision televizivë ka sulmuar pjesëmarrësit tjerë të emisionit. E dyshuara gjatë transportit ka sulmuar edhe një zyrtar policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se për shkak të skenave të dhunës, KPM ka vendosur që t’ia ndërprerje transmetimin televiziv këtij programi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera