Lajme

U paraqit si ministër, arrestohet Prishtinasi

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 07 October 2021

Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë pasi që i njëjti ishte prezantuar si person zyrtar, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është prezantuar si ministër.

“Pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit për shkak se nga gjykata ishte dënuar me vendim të formës së prerë dhe ka pasur urdhër arrest për të”, thuhet në raportin 24 orësh.

-Advertisement-

Rasti po cilësohet si mashtrim dhe prezantim i rremë si person zyrtarë dhe falsifikim dokumenti. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera