A u paralajmërua rreziku i sulmeve në veri?
Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 16 January 2018
Dy ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi qytetarët amerikanë që planifikojnë të vijnë në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore – Mitrovicë, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, që të jenë të kujdesshëm.
Ky ishte njoftimi i para dy dite lidhur me udhëtimet e qytetarëve amerikanë, të cilën e kishte dhënë Ambasada Amerikane në Prishtinë, ndërkaq sot kryetari i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq është sulmuar me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës, ndërsa si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në veri të Mitrovicës.
Duke përcjellë paralajmërimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ambasada amerikane në Prishtinë, kërkonte nga shtetasit e saj që dëshirojnë të vijnë në Kosovë, kujdes të shtuar për shkak të trazirave dhe sulmeve të mundshme terroriste.
Në njoftimin shkruan se grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në mbarë Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën e këtë mund ta bëjnë me apo pa paralajmërim, përcjell Telegrafi.
Sipas Departamentit amerikan të shtetit, në shënjestër mund të jenë lokacione turistësh, stacione autobusësh, tregje/qendra tregtare, ndërtesa të qeverisjes lokale, hotele, klube, restorante, vende kulti, parqe, ngjarje të mëdha sportive e kulturore, institucione edukative, aeroporte e hapësira tjera publike.
Përveç kësaj, në mbarë Kosovën ka dhunë të motivuar politikisht, shkruan në paralajmërimin e shtetit amerikan për qytetarët e saj që udhëtojnë për në Kosovë. Departamenti i shtetit deklaron se nëse qytetarët amerikanë vendosin të udhëtojnë në Kosovë, duhet t’i shmangin demonstratat, të jenë syçelë në vende që frekuentohen nga perëndimorët, të monitorojnë mediat lokale për lajmet e fundit dhe t’i përshtatin planet e tyre bazuar në informacionet e reja.
“Duke sugjeruar që të shkarkojnë aplikacionin për pranim të kohë reale të njoftimeve të reja nga ambasada, Departamenti i shtetit sugjeron që qytetet që duhen shmangur në Kosovë janë Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani”, thuhej në paralajmërim.
Sipas paralajmërimit, tensionet brenda dhe mes komuniteteve në veriun e Kosovës vazhdojnë të nxisin dhunë, demonstrata dhe trazira tjera në komunat e asaj ane, ndonëse nënvizohet se trazirat e fundit kanë qenë të ndërlidhura politikisht dhe nuk përfshijnë turistët apo pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtar, kalimtarët e rastit mund të preken nëse ndodhin incidente të dhunshme.
Në njoftim po ashtu thuhet se Qeveria Amerikane ka mundësi të limituara për të ofruar shërbime emergjente në veri të Kosovës.
Ndryshe, kryetari i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq është sulmuar sot me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës, ndërsa si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në veri të Mitrovicës.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Ivanoviqit.
Policia njoftoi se në vendin ku është sulmuar Oliver Ivanoviq kanë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore.
Në njoftim thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendngjarje ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes është në vazhdim e sipër.
“Në vendngjarje janë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu, rreth orës 09:15min, në rrugën “Vojvode Putnika” në veri të Mitrovicës është lokalizuar një veturë private e markës “Opel Astra”, pa targa të regjistrimit, të cilës paraprakisht i ishte vënë zjarri, ndërsa Policia dyshon se mund të jetë e lidhur me rastin e vrasjes.
Ndryshe, pas vrasjes së Ivanoviqit kanë reaguar edhe zyrtarë vendor e ndërkombëtar.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kanë dënuar ashpër vrasjen e politikanit serb.
Haradinaj ka thënë se kjo vrasje nuk duhet të përdoret për qëllime të politikës ditore.
Vrasjen e liderit serb e kanë dënuar ashpër Ambasada amerikane në Kosovë, Bashkimi Evropian, UNMIK-u e OSBE.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...