Rozë

U operua për herë të dytë për tumor në kokë, Adriana Matoshi pritet të dalë nga spitali

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 06 December 2021

ë mërkurën që kaloi, Adriana Matoshi iu nënshtrua operacionit në tru. Fatmirësisht operacioni i aktores dhe deputetes së Kosovës shkoi shumë mirë.

Tashmë Matoshi ndodhet në gjendje të mirë dhe pritet të lërë spitalin së shpejti. Mikja e saj e ngushtë, Gentiana Bunjoshi ka konfirmuar se do të dalë nga spitali brenda dy ditësh.

“Adriana është më mirë, ka filluar ta marrë veten dje dhe sot, nesër ose pasnesër lirohet nga spitali dhe do të jetë në regjim shtrati në shtëpi. Do të vazhdojë me terapinë derisa gjendja të përmirësohet komplet”, tha Bunjoshi për KlanKosova.

-Advertisement-

Adriana njoftoi pak ditë më parë se i ishte rikthyer sërish tumori në tru pas 9 vitesh. E bija e saj, Kaona bëri një falenderim publik për të gjithë ata që treguan mbështetjen ndaj nënës së saj në këtë periudhë të vështirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera