Lajme

U nis për të prekurit në Shqipëri, kuferi bashkë me shkrimin emocionues arrin në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 00:03 | 29 November 2019

Të gjithë shqiptarët kudo në botë bën atë që duhet, duke i ndihmuar shqipërisë në ditën e saj më të vështirë.

Nga Gjermania, Zvicra e gjithë Evropa dhe Bota u nisën ndihmat drejt Shqipërisë, pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Shqipërinë mëngjesin e kobshëm të 26 nëntorit.

Në ato ndihma sado të vogla shkruhej me zemër nga një mesazh, por edhe nëse jo me germa në zemër padyshim që po.

-Advertisement-

Por një prej bashkatdhetarëve nga Gjermania dallohej dhe u bë viral momentin kur u nis, në të shkruhej, “Kujtojeni Zotin në ditë të mira, t’iu kujtoj Zoti në ditë të vështira! JEMI NJË!”.

Sot në palestrën “1 tetori” në Prishtinë u pa ky mesazh emocionues, aty ku kanë arritur me qindra ndihma nga e mbarë bota.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera