Rozë

U ndanë por Gomez dhe The Weeknd akoma janë miq

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 10 November 2017

Lajmi se Selena Gomez është ndarë nga The Weeknd bëri bujë të madhe dy javë më parë.

Në ndërkohë që tashmë lajmi tjetër që ka zënë ballinat e mediave rozë është se Gomez është duke kaluar shumë kohë me ish të dashurin, Justin Bieber, duke u aluduar kështu në një ribashkim mes tyre.

Por pavarësisht të gjithave, duket se Gomez dhe the Weeknd janë miq të mirë dhe nuk ka hatërmbetje mes tyre.

-Advertisement-

Madje, Gomez e ka vërtetuar këtë kur ia ka “pëlqyer” një postim të fundit në Instagram ish-të dashurit, transmeton Klan Kosova.

Të dy e ndjekin akoma njëri-tjetrin në rrjete sociale, ani se më nuk janë bashkë.

Madje lidhja e tyre duket se ka përfunduar krejtësisht në paqe, pasi Gomez së fundmi është parë edhe teksa ka veshur xhaketën e ishit të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
-Advertisement-

Të tjera