Sport

U nda nga Xherdan Shaqiri? Vjen deklarata “bombë” e Dhurata Ahmetaj

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 28 September 2020

Këngëtarja Dhurata Ahmetaj dhe futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri thuhej se kishin nisur një romancë mes vete.

Kjo për shkak se dyshja kishin filluar të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale, por në të njëjtën kohë edhe udhëtimet e shpeshta të Dhuratës drejt Londrës ku sipas Prive-s shkonte ta takonte Shaqirin.

Por nuk u bë vonë, Dhurata dhe Xherdani e larguan njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe këtu u spekulua se e kanë përfunduar lidhjen e tyre. Në të njëjtën kohë, vizitat e saj drejt Londrës u pakuan.

-Advertisement-

Ndërsa, sot këngëtarja ka bërë një postim në “Instagram” që ka shtuar dyshimet se postimi që ajo ka bërë ka të bëjë me futbollistin.

“Asnjëherë mos lejo që njerëzit e njëjtë të dëshpërojnë dy herë”, është postimi i Dhuratës.

A ka të bëjë kjo thënie pikërisht për Xherdan Shaqirin do e mësojmë ditëve në vijim.

Rikujtojmë se, muaj më parë për futbollistin kosovar raportuan mediat e huaja se kishte kaluar kohën në një jaht luksoze me femra pothuajse të zhveshura, pas lajmeve se është ndarë nga Dhurata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera