U mbajt takimi i parë përgatitor për formimin e Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor
Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 29 December 2017
Sot në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës u mbajt takimi i parë përgatitor për formimin e Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor (KSTRR). Në takim morën pjesë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili njëherit është edhe kryesues i këtij këshilli, ministri i Drejtësisë, Alberald Tahiri, zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, zëvendësministri Diasporës, Arian Daci, ministri i MPB-së, Flamur Sefaj, Shpend Maxhuni, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi dhe Uran Ismajli, ministër i Shëndetësisë.
Në këtë takim u diskutua për gjendjen jo të mirë të sigurisë në trafikun rrugor, me ç’rast pjesëmarrësit në takim dhanë sugjerimet e tyre lidhur me veprimet konkrete që duhet të ndërmerren për përmirësimin e gjendjes së sigurisë në trafikun rrugor në vend.
Në këtë mbledhje u konkludua si vijon:
Duhet bërë funksionalizimi i këshillit, koordinimi i masave në drejtim të sigurisë së trafikut rrugor, kërkimi i buxhetit nga Qeveria e Kosovës për blerjen e pajisjeve të nevojshme, si dhe të mbahen takimet e këtij Këshilli çdo tre muaj për të vlerësuar efektet e masave të ndërmarra.
Pas takimit ministri Pal Lekaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Magjuni, dhanë deklarata për mediet që përcollën këtë takim.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, udhëheqës i Këshillit për Siguri në Komunikacion Rrugor, në prononcimin e tij tha: “Ne patëm takimin e Këshllit për Siguri në Trafikun Rrugor, që është i paraparë me ligjin nr. 05/L-88, i cili e rregullon sigurinë në trafikun rrugor. Po ashtu falënderoj të gjithë ministrat, duke filluar nga ministri i Punëve të Brendshme, ministrin e Drejtësisë, ministrin e Shendetësisë, ministrin për Buxhet dhe Financa, ministrin e Diasporës, ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Me keqardhje e them se ky Këshill edhe pse është themeluar qysh në vitin 2008, deri në vitin 2016 ka ekzistuar vetëm në letër, sepse nuk është mbledhur asnjëherë me gjithë aksidentet e shumta me fatalitet dhe me dëme materiale. Ne i kemi identifikuar të gjitha problemet, apo dukuritë negative edhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe jemi zotuar që viti 2018 të jetë vit i kthesës, vit i sigurisë për qytetarët në trafikun rrugor, si dhe jemi zotuar që të koordinohemi me të gjithë akterët që mund të ndikojnë në sigurinë e qytetarëve. Prandaj, e flenderoj edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë që ishte në takim dhe që na ofroi statistika, si dhe na e dha një koncept dokument për të vepruar dhe për t’i mënjanuar të gjitha ato dukuri negative”, tha ministri Lekaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, në pronocimin e tij para medieve deklaroi: “Siç e konstatoi edhe ministri, sot Këshilli, në kuadër të raportimit, prezantoi të gjitha aktivitetet, që iu referohen dikastereve përkatëse, sipas përgjegjësisë që kanë në kuadër të menaxhimit të trafikut rrugor. Natyrisht që brenda përgjegjësive ligjore edhe Policia e Kosovës luan një rol të pazëvendësueshëm dhe një rol shumë të rëndësishëm në menaxhimin e trafikut rrugor. Ne jemi dëshmitarë dhe sot u konstatua se gjendja e trafikut rrugor në vendin tonë nuk qëndron mirë për shkak të numrit të madh të aksidenteve, para së gjithash të atyre me fatalitet. Këtë vit kemi një ngritje të trendit të aksidenteve me fatalitet, dikund për 22. 45 për qind, e që është vërtetë shqetësuese, jo vetëm për ne si institucion, për Këshillin, por edhe për të gjitha isntitucionet tjera, që kanë përgjegjësi në menaxhimin e trafikut rrugor. Natyrisht ne sot shtjelluam situatën e përgjithshme, ku të gjitha dikasteret u zotuan se do të bëjmë maksimumin e mundshëm që në prespektivën e ardhshme, siç është përcaktuar edhe me një deklaratë tashmë të nënshkruar nga institucionet përkatëse, që viti 2018 të shpallet vit i sigurisë në trafikun rrugor. Të gjitha institucionet i kanë të qarta detyrat dhe obligimet që dalin para nesh, në mënyrë që fokusi ynë të jetë ulja e aksidenteve”, ka thënë Shpend Maxhuni.
Me rastin e festave të fundvitit, ministri Lekaj dhe drejtori Maxhuni të gjithë qytetarëve të vendit u uruan shëndet dhe begati, si dhe kujdes gjatë ngasjes në ditët e festave por edhe gjatë tërë vitit, në mënyrë që të evitohen aksidentet e mundshme./INFOKUSI
Të tjera
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...