Sport

U mbajt takimi me delegatët e Superligës, ja çfarë u diskutua

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 08 February 2021

Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” është mbajtur takimi me delegatët e Superligës, ku të pranishëm ishin sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja.

Në hapje të këtij takimi sekretari i përgjithshëm i FFK-së foli për rëndësinë e mbarëvajtjes së garave dhe respektimin e masave anti-Covid19 në ndeshjet e futbollit, teksa kërkoi përkushtim maksimal nga delegatët në punën e tyre gjatë stinorit pranveror të garave.

Edhe kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja potencoi rëndësinë e madhe për vazhdimin e respektimit të masave anti-Covid19 nga të gjithë pjesëmarrësit në gara, për t’i shërbyer në këtë mënyrë shëndetit të përgjithshëm në vend si dhe kërkoi nga delegatët angazhim për një organizim sa më të mirë.

-Advertisement-

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për sistemin digjital, me ç’rast zyrtari i FFK-së, Dardan Sadiku i njoftoi delegatët për ndryshimet në sistem.

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera