Sport

U mbajt seminari për VAR – AVAR

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 17 November 2021

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur seminari obligativ për VAR-AVAR, pas 12 xhirove të Superligës.

Ky seminar si qëllim kishte rikapitulimin e ndërhyrjeve të VAR-it dhe ritheksimin e linjës së intervenimeve.

Përpos rasteve dhe situatave diskutabile në kompeticione të ndryshme, janë diskutuar edhe rastet e Superligës së Kosovës.

-Advertisement-

Ligjërues në këtë seminar ishte Valentin Ivanov, instruktor i FIFA-së, teksa në seminar ishin të pranishëm të gjithë gjyqtarët e licencuar nga FIFA (gjithsej 28) për të shërbyer si VAR dhe AVAR, së bashku me ekipin e VAR Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera