Lajme

U mbajt provimi pranues i studimeve master e-qeverisja (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 01 November 2017

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur sot provimi pranues për studimet master, respektivisht për programin e-qeverisja.

Prorektorja për çështje akademike, Shpresë Qamili së bashku me Sekretarin e përgjithshëm, Vaxhid
Sadriu, kanë vizituar sallat nëpër të cilat është mbajtur provimit pranues. Ata kanë parë nga afër gjithë këtë proces, ku fillimisht studentëve ju kanë dëshiruar suksese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit të provimit pranues.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan për studime master ofron dy programe studimi për studentët e rinj
për vitin akademik 2017-2018.

-Advertisement-

Në programin E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik dhe
Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” dhe programin Qeverisja Lokale dhe
Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin
“Ukshin Hoti” në Mitrovicë dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Në këto programe UKZ do të
regjistrojë 117 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja,
si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Rezultatet e provimit pranues të studimeve master, programi e-qeverisja, do të publikohen në ueb
faqen e Universitetit www-uni- gjilan.net , deri më 03.11.2017.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë
pas publikimit të rezultateve preliminare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera