Lajme

U liruan nga amnistia, 3 ish-të dënuarit kapen sërish për vjedhje

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 24 May 2017

U liruan nga amnistia e fundvitit por nuk zunë “mend”. 5 ish- të burgosur kanë rënë sërish në prangat e policisë pasi akuzohet se janë të dyshuar për dia vjedhje të ndodhura ditën e fundit, ku 3 prej tyre janë ish- të dënuar që kanë përfunduar nga amnistia.

Policia bën me dije se deri tani janë arrestuar 2 prej të dyshuarve, ndërsa 3 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Vjedhja e fundit që ata dyshohet të kenë realizuar ka ndodhur tri ditë më parë, në magazinën e një fabrike që ndodhet në rrugën e “Qelqit”.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se gjatë këtij operacioni u arrestuan dy persona, Danjel Dulellari, 27 vjeç, dhe Elton Halili, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. Ndërsa u shpallën në kërkim edhe shtetasit me iniciale F.H., 18 vjeç e D.T., 30 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje dhe që kishin përfituar nga amnistia e fundit.Gjithashtu, edhe një tjetër person, i cili paraprakisht është identifikuar me inicialet L.S., por ende nuk dihen gjeneralitetet e sakta të tij. /albeu.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera