Lajme

U lëndua pas shpërthimit në një shtëpi në Lipjan, vdes një shtetase e huaj

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 17 September 2023

Ka vdekur një shtetase e huaj e cila ishte lënduar pas një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Leletiq të Lipjanit.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Lidhur me rastin, viktima femër shtetase e huaj e cila ka qenë në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera