Lajme

U lëndua gjatë prerjes së drunjëve në pyll, vdes burri nga Deçani

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 29 July 2022

Një burrë nga Deçani ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes, pas lëndimeve të marra gjatë prerjes së drunjëve në pyll, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

-Advertisement-

“Një mashkull kosovar dyshohet se ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi ka pësuar lëndime trupore gjatë prerjes së drunjëve në pyll. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera