Sport

U largua në mënyrën më të keqe të mundur – Ozil i lë një mesazh Arsenalit në takimin me Newcastlen

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 18 January 2021

Mesut Ozil ka lënë një mesazh tejet të bukur për sfidën që po e zhvillon Arsenali kundër Newcastles.

The Gunners po përballen me kundërshtarin nga Liga Premier në kuadër të javës së 19-të, e që kërkojnë të rikthehen te fitoret.

Edhe pse nuk ka luajtur për asnjë ndeshje që nga fillimi i vitit të kaluar, Mesut Ozil duket se nuk mban inat me ish-klubin e tij.

-Advertisement-

Mesfushori turko-gjerman tashmë ka kompletuar kalimin te Fenerbahce, derisa përmes një postimi i ka dëshiruar Arsenalit fat për ndeshjen e sontme.

”Pavarësisht nëse jam këtu apo jo, unë gjithmonë do t’i mbështes Topçinjtë e mi. Paqi fat sonte”, ka shkruar Ozil në profilin e tij në Twitter. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera