Sport

U kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, por Arsenali nuk arrinë ta mposhtë ekipin që po lufton për mbetje në Premierligë

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 18 April 2021

Skuadra e Arsenalit të enjten mbrëma u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, por sot nuk ka arritur ta mposhtë ekipi që po bënë luftë për mbetje në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Topçinjtë’ i kanë shpëtuar humbjes në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Fulhamit, në duelin e vlefshëm për xhiron e 32-të në elitën e futbollit anglez.

Sfida e zhvilluar në ‘Emirates Stadium’ në Londër përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

-Advertisement-

Golin për mysafirët e shënoi Josh Maja në minutën e 59’, kurse për vendasi realizoi Edward Nketiah në minutën e 90+7’.

Pas këtij barazimi, Arsenali mbetet i 9-ti me 46 pikë, kurse Fulhami renditet i 18-ti me 27 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera