Rozë

U kritikua për komentin në llogarinë e Arjola Demirit, reagon Adriana Matoshi

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 08 December 2021

Adriana Matoshi ishte në lutjet e secilit kur ajo dha lajmin se tumori në tru i ishte kthyer sërish pas nëntë vitesh.

Ajo iu nënshtrua një operimi në Tiranë, gjithçka kaloi me sukses dhe aktorja është liruar dje nga spitali për të vazhduar rikuperimin në shtëpi.

Aktorja gjithashtu ka shprehur mbështetjen e saj për Arjola Demirin, banore në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Javë më parë ajo e kishte vizituar edhe brenda mureve të shtëpisë.

-Advertisement-

“Drita ime, dashuria ime e pakufi. Të dua me shpirt, ylli i bukur”, shkruante Adriana në një postim të shpërndarë në profilin e aktores nga Tropoja.

“Gjithë ato lutje që i bëmë për shëndetin tënd nuk ishte në gjendje ta bësh një postim për t’i treguar popullit për gjendjen tënde pas operacionit”, ka qenë komenti i një prej tyre ndërsa nuk ka munguar një përgjigje nga Adriana.

“Ditën kur unë u shtriva në spital, Arjola kishte kënduar për mua, sot i çela sytë pak dhe mora telefonin, gjëja e parë që pashë ishte Arjola. Nesër besoj që forcohem e koncentrohem për të shkruar diçka nga shpirti”, ka shkruar aktorja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera