Lajme

U konfrontua me dy persona, theret me thikë një person në Rahovec

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 01 August 2023

Një person është therur me thikë të hënën në Rahovec, pas një zënke me dy persona, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas, policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq dy të dyshuarit pasi kanë pranuar tretman mjekësor, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Viktima mashkull kosovar pas një zënke, me dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë kishte pësuar plagë, nga një mjet i mprehtë(thikë), i njëjti është dërguar  në spital për tretman. Personat e dyshuar pasi qe kane pranuar tretmanin e duhur mjekësor, me urdhër te prokurorit  kujdestar janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera